Aktualitet

E rëndë në Fushë-Milot/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, përfshihet nga flakët i moshuari, ndërron jetë 78-vjeçari (EMRI)

I moshuari po digjte mbeturinat në oborr kur zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e tij.

16 Korrik 2025, 10:27 Nga N.F
E rëndë në Fushë-Milot/ Ndezi zjarr për të djegur
Foto

FUSHË-MILOT- Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot. I moshuri humbi jetën tragjikisht pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu. I moshuari po digjte mbeturinat në oborr kur zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e tij. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

zjarr ne fush-milot digjet i moshuari

Sondazh

Poll