Aktualitet

Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës/ Sekuestrohen 62 çadra e shezlongë, nën hetim edhe një 41-vjeçari

Sipas njoftimit në plazhin e Darëzezës janë sekuestruar 62 çadra dhe shezlongë, pasi ishin vendosur në zonën bregdetare pa leje.

16 Korrik 2025, 10:16 Nga DOSJA
Zaptoi hapësirën publike në plazhin e Darëzezës/
foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike. Sipas njoftimit në plazhin e Darëzezës janë sekuestruar 62 çadra dhe shezlongë, pasi ishin vendosur në zonën bregdetare pa leje. Ndërkohë kanë nisur hetimet për 41-vjeçarin që kishte zaptuar hapësirën publike. Gjithashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në Fier, pronar i një subjekti në plazhin e Darëzezës, pasi nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike, u konstatua se kishte vënë në bregdet, pa lejen përkatëse, 62 çadra dhe shezlongë, të cilët u hoqën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit

Sondazh

Poll