Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, vihen në pranga dy autorët, në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Madhesh të Ulzës janë shpallur në kërkim edhe dy persona.

16 Korrik 2025, 07:46 Nga N.F
Vrasja e Renis Dobrës, vihen në pranga dy autorët, në
Foto

TIRANË- Dy nga autorët e vrasjes së 22-vjeçarit, Renis Dobra janë vënë në pranga. Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur në Lekbibaj të Tropojës edhe Fatjon Bushgjoka i cili u arrestua në Tiranë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Madhesh të Ulzës janë shpallur në kërkim edhe dy persona. Ata janë identifikuar si Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka.

Si ndodhi ngjarja

Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallëzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit u gjetën gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë.

vrasja e renis dobrës

Sondazh

Poll