15 Korrik 2025, 13:59
Nga E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ku shkuan për ta vrarë së bashku me Henrik Hoxhaj. Tase gjithashtu ka rrëfyer se shkuan për ta kërkuar në spital shënjestrën e tyre pasi kishin marrë informacion se ndodhej aty, por nuk e gjetën. Më pas i shkuan në lokal, ku Gim Boriçi ndodhej së bashku me të vëllanë, ndërsa Henrik Hoxhaj iu drejtua “aq më mirë”, duke shtuar “sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin”.
Skerdi Tasi tregoi se qëlloi drejt shënjestrës dhe të vëllait nga brenda mjetit tip Renault ku ndodheshin, por iu bllokua arma. Skerdi Tasi gjithashtu tregoi se Gim Boriçi dhe i vëllai arritën të shpëtonin duke ikur drejt banesës që e kishin afër lokalit, ndërsa së bashku me Henrikun u larguan për të djegur mjetin.
Pjesë nga dëshmia e Skerdi Tasit
Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij. Gim Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, ‘aq më mirë’. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, “qëllo se na ikën”. “Nuk kam ça bëj”, i thashë se mu bllokua.
Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.
Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.
Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Viron Tavanxhi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që ‘do flas’ dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë. Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.
skerdi tase
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:42
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfye në GJKKO detaje nga tentativa e dështuar...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:30
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- I pandehuri i drejtësisë Skerdi Tase gjatë dëshmisë së tij në GJKKO për dosjen &ldquo...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:22
N.F
Foto
TIRANË- Katër pasuri të një 53-vjeçari janë sekuestruar pas një operacioni të koduar "Origjina". Mësohe...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 12:31
N.F
Nadir Çausholli
TIRANË- Pronari i Kompanisë Farmaceutike CFO Pharma, Nadir Çausholli ka reaguar në lidhje me lajmet e pub...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 12:27
Klodian Tomorri
Foto
TIRANË- Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht n&...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 11:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për dosjen “Plumbi i artë”. Gjatë k&e...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 11:28
E. D
foto ilustruese
KONISPOL- Nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e ty...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 11:15
N.F
Foto
ELBASAN- Një qytetare ka dorëzuar padinë e parë në lidhje me ndotjen e madhe që është regjistruar në k&eu...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 11:05
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 11:03
E. D
Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka dëshmuar këtë të martë p...