Aktualitet

"Porositësi ishte Erion Alibej"/ Skerdi Tase rrëfen plani për ekzekutimin e Bujar Çelës: Morëm kapar 5 mijë euro! Riku donte që ta vrisnim, por e anashkaluam

Tase tha se porositësi i vrasjes së Bujar Çelës ishte Erion Alibej dhe se ai bashkë me mikun e tij, Henrik Hoxhaj (Riku) morën kapar prej 5 mijë eurosh për vrasjen e Bujar Çelës.

15 Korrik 2025, 13:42 Nga E. D
"Porositësi ishte Erion Alibej"/ Skerdi Tase
Skerdi Tase

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfye në GJKKO detaje nga tentativa e dështuar për të vrarë Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Tase tha se porositësi i vrasjes së Bujar Çelës ishte Erion Alibej dhe se ai bashkë me mikun e tij, Henrik Hoxhaj (Riku) morën kapar prej 5 mijë eurosh për vrasjen e Bujar Çelës. Tasi tha se ditën që ishin nisur për të vrarë Çelën dikush kishte raportuar targën e tyre si makinë e dyshimtë, e për këtë arsye ata anuluan ekzekutimin.

Pjesë nga dëshmia e Skerdi Tasi

Më tha që veç tyre kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës. Unë e takova Rikun tek shtëpia në Tiranë, që e kishte në bllok. Të nesërmen takuam Nuredinin. Aty ramë dakord për ekzekutimin. Tek Nuredini Riku më prezantoi si nipçe. Biseduam për kushtet dhe këta tregonin dhe atentatet e Durrësit. Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro. Më vonë e mora vesh se porositësi ishte Erion Alibej. Bujar Çela lëvizte me një Benz. Na tregoi shtëpinë, lokalin. Por ne e anashkaluam. Riku nuk donte që ta vrisnim. Ne edhe e kemi parë, por nuk donim që ta vrisnim. Një herë u bëmë gati. Morëm makinën për atentatin. Por dikush kishte raportuar targën, si makinë e dyshimtë.

skerdi tase

Sondazh

Poll