Aktualitet

Me vlerë rreth 287 mijë euro, sekuestrohen 4 pasuri të një 53-vjeçari të dënuar me 9 vite burg në Itali

Pronari i pasurive të sekuestruara rezulton i dënuar në Itali më 9 vite burg dhe me një gjobë 60 000 euro.

15 Korrik 2025, 13:22 Nga N.F
Me vlerë rreth 287 mijë euro, sekuestrohen 4 pasuri të një
Foto

TIRANË- Katër pasuri të një 53-vjeçari janë sekuestruar pas një operacioni të koduar "Origjina". Mësohet se pasuritë e sekuestruara kanë vlerë rreth 287 000 euro. Dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Pronari i pasurive të sekuestruara rezulton i dënuar në Itali më 9 vite burg dhe me një gjobë 60 000 euro. Ai është dënuar  për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Origjina”. Sekuestrohen 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.Pronari, i dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç.

4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

sekuestohen 4 pasuri produkt i veprimtarise kriminale

Sondazh

Poll