Politike

Tabaku dhe deputeti i CDU: Një shtyp i lirë dhe institucione të pavarura kriter i detyrueshëm për pranimin në BE

Tabaku dhe Beyer shprehen se negociatat duhet të përkthehen në reforma reale, të prekshme dhe të konsoliduara, që të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

13 Korrik 2025, 11:25 Nga E. D
Tabaku dhe deputeti i CDU: Një shtyp i lirë dhe institucione
Peter Beyer dhe Jorida Tabaku

GJERMANI- Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku dhe Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman nga CDU, kanë publikuar një artikull  në gazetën gjermane "Frankfurter Rundschau".

Tabaku dhe Beyer shprehen se negociatat duhet të përkthehen në reforma reale, të prekshme dhe të konsoliduara, që të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ata shprehen se integrimi europian nuk matet me numrin e kapitujve të hapur, por me cilësinë e demokracisë në terren.  Gjithashtu në artikull tabaku dhe Beyer kanë theksuar rëndësia e veçantë e rolit të Gjermanisë, veçanërisht nën një kancelar të djathtë nga CDU/CSU, Friedrich Merz. 

Tabaku dhe Beyer kanë bërë apel Bashkimit Europian që të lëvizë përtej retorikës, duke treguar se integrimi europian kërkon veprime konkrete dhe angazhim të vazhdueshëm politik dhe ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ata gjithashtu theksojnë se një demokraci funksionale me një opozitë të vërtetë, një shtyp të lirë dhe institucione të pavarura nuk është një ideal, por një kriter i detyrueshëm për pranimin në BE.

jorida tabaku peter beyer

Sondazh

Poll