Politike

Prishja e objekteve pa leje/ Berisha: Ramaduro, larg duart nga Thethi!

Lideri i opozitës shkruan krah videos që Rama ose siç ai e cilëson "Ramaduro", duhet të mbajë larg duart nga Thethi. 

13 Korrik 2025, 11:48 Nga E. D
Prishja e objekteve pa leje/ Berisha: Ramaduro, larg duart nga Thethi!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetin social Facebook një video që sipas tij tregon planin që kryeministri Edi Rama ka për Thethin. Lideri i opozitës shkruan krah videos që Rama ose siç ai e cilëson "Ramaduro", duhet të mbajë larg duart nga Thethi. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

 

sali berisha

Sondazh

Poll