PAMJE TË RËNDA/ Efektivët tërheqin zvarrë banorin me aftësi ndryshe në Theth, banorët e tjerë i dalin në mbrojtje
Pamjet THETH- Banori i Thethit me aftësi ndryshe Bekim Koçeku është përballur me një situatë dhunë ndaj tij ...
Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë luksoze para se të humbiste çdo gjurmë në autostradën Tiranë-Durrës.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala komentoi zhdukjen e Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal. Në emisionin Kjo Javë në News 24, Lala theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë luksoze para se të humbiste çdo gjurmë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ajo gjithashtu përmendi se policia ka pasur kontrolle të shumta për të zbuluar detajet rreth grupit kriminal të Dhëmblanit, pas masakrës së Memaliajt dhe vrasjes së Aleksandër Sadikajt.
"Eraldo Muçi është djali i vetëm i dy prindërve, që janë në gjendje të mjerë ekonomike, që jetojnë në një fshat të Memaliajt. Ai ishte mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, pra “Sanço”, ekzekutuar në atentat më 2022 tek Rreth-rrotullimi i TEG-ut. Eraldo Muçi tek Sancho Farm ka marrë tek menaxheri i fermës një shumë prej 10 mijë lekësh, pra borxh për të shkuar në Durrës, për të shkuar, sipas të dhënave, për të bërë një punë, nuk dimë se për çfarë pune bëhet fjalë, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal dhe aty ka shkuar një makinë luksoze, që Eraldo Muçi iu ka thënë miqve se pas ca ditësh, kur të mbarojë atë “punë”, do e kishte ai një mjet të tillë. Gjurmët kanë humbur pas QTU-së, në autostradë. Një personi që quhet “Tupja” dhe vëllait të tij iu janë kontrolluar banesat, me shpresat për të shkuar në gjurmët e të riut.
Ju e dini mirë se pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, kishte sagë të tmerrshme kriminale. Edhe për masakrën e Memaliajt, policia kohët e fundit ka pasur kontrolle në atë që njihet si Grupi i Dhëmblanit, duke shkuar në gjurmët e një personazhi që është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër operacioni. Ndoshta autoritetet mund t’i afrohen zbardhjes së ngjarjes. Policia ka dashur të arrestojë persona të grupit kriminal të Dhëmblanit, e nuk ka pasur rezultat. Personazhi kryesor është arrestuar në Tiranë, në një përplasje me policinë," tha Lala.
Pamjet THETH- Banori i Thethit me aftësi ndryshe Bekim Koçeku është përballur me një situatë dhunë ndaj tij ...
Pamjet THETH- Një përplasje ka ndodhur mesditën e sotme mes përfaqësuesve të Opozitës dhe policinë në The...
Bekim Koçeku THETH- Banori me aftësi të kufizuara në Theth Bekim Koçeku ka vijuar dhe ditën e sotme protestën e...
Policia KORÇË- Administratori i një subjekti të ndërtuar pa leje zonën e Voskopojës është arrestuar ditë...
Kujtimi THETH- Një turist shqiptaro-britanik, i cili ndodhej në Theth në momentin që fadromat kanë prishur shtëpinë...
Foto Ilustruese TIRANË- Tre shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, pasi ishin shpallur në kërkim nd&...
Foto nga Thethi THETH- Situatë e tensionuar raportohet nga Thethi edhe pasditen e sotme teksa vijon aksioni për shembjen e ndërtesave p...
Agon Zejnullahut KOSOVA- Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit m...
Foto ilustruese TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar për përplasjen në sallën e gjyqit mes prokurorit t&e...
Foto ilustruese GREQIA- Një 48-vjeçar shqiptar u përpoq të rrëmbente një vajzë 4-vjeçare nga krahët e n&eu...