Aktualitet

Zyrtarin e IKMT-së nuk e mbajnë më nervat, nis e ofendon banorët: Dil o trim, o të qi*sha ropt

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth. 

11 Korrik 2025, 17:51 Nga I.A

Zyrtarin e IKMT-së nuk e mbajnë më nervat, nis e ofendon

THETH- Zyrtari i lartë i IKMT-së Fatmir Metaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundrejt banorëve të Thethit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth. 

"Të qi*sha ropt, shkë*dhatë. A të qi*fsha ropt. Dil o trim, dil. Dil o të qi*sha ropt", dëgjohet të bërtasë me të madhe Metaj.

 
 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

fatmir metaj proteste ne theth

Sondazh

Poll