Art&Argëtim

Arbana Osmani surprizon Bietën, ‘Për këto gjëra sa herë të duash’

14 Mars 2019, 09:48 Nga DOSJA
Arbana Osmani surprizon Bietën, ‘Për këto gjëra sa

Javën e shkuar në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ protagonistët ishin të veçantë dhe plot surpriza. Çifti i moderatorëve të njohur Alban Dudushi dhe Bieta Sulo u bënë pjesë e emisionit dhe e gjithë puntata ishte një ‘lumë’ surprizash për Albanin.

Kuptohet që një nga iniciatoret e kësaj surprize përveç Arbana Osmanit ishte dhe bashkëshortja e moderatorit Bieta, e cila ka organizuar të gjithë familjarët për të marrë pjesë në këtë emision.

Arbana Osmani e ka ndjerë të nevojshme t’i bëjë një surprizë të këndshme Bietës në shenjë falenderimi.

Bieta nuk ka nguruar ta ndajë me ne dhuratën e Arbanës, një tufë me lule shumë e bukur që simbolizon mirënjohjen për ndihmesën që ajo i ka dhënë në realizimin e një puntate që pati rekord shikimesh në television.

“Ma sollën në studiosapo po filloja live-n, ndaj e sistemova këtu. Për kështu gjërash sa herë të duash Arbana Osmani”,-shkruan Bieta mbi foton e postuar në rrjete sociale.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani bieta sulo emision falenderim mirënjohje moderatore arbana osmani bieta sulo emision falenderim mirënjohje moderatore

Sondazh

Poll