Art&Argëtim

Kylie Jenner tregon për herë të parë arsyen pse zgjodhi emrin ‘Stormi’ për vajzën, i preferuari i saj ishte Ro

13 Mars 2019, 17:28 Nga DOSJA
Kylie Jenner tregon për herë të parë arsyen pse zgjodhi

Të qenit një nënë është bërë tashmë “aktiviteti” i preferuar i Kylie Jenner. Ajo e shfaq dhe në postimet e saj dashurinë për të bijën, por së fundmi na ka treguar një detaj që gjithnjë ka pasur interes.

Kylie pak orë më parë përmes opsionit Live në Instagram, ktheu disa përgjigje për jetën e saj dhe të vazjës së saj, Stormi. Një nga përgjigjet më interesante ishte se pse ajo zgjodhi emrin Stormi për vajzën.

“E ndieja gjithë kohën. Më duket sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Pak a shumë, doja dhe kërkoja emra, dhe pashë Storm dhe më pëlqeu vërtetë. Por doja që ajo të kishte në fund një “ie” si unë, Kylie dhe Stormie. Pra kështu ndodhi në fillim, dhe pastaj e thërrisja Stormie kur isha shtatzënë dhe i flisja. Dhe gjithnjë ndihesha mirë. Kisha dhe një emër që më pëlqente- në fakt kisha 2 emra të tjerë që sinqerisht më pëlqenin më shumë se Stormi, një prej tyre ishte Rosie, por kur ajo lindi m’u duk sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Dhe thjesht nuk imagjinoja dot asnjë emër tjetër përveç Stormie,”- u shpreh Kylie në Instagram për fansat e saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kylie jenner stormi webster kylie jenner stormi webster

Sondazh

Poll