Art&Argëtim

Bora Zemani e lidhur me aktorin e humorit? Ja çfarë thotë ai

14 Mars 2019, 09:12 Nga DOSJA
Bora Zemani e lidhur me aktorin e humorit? Ja çfarë thotë ai

Bora Zemani është një nga moderatoret që u përfol gjatë për ndarjen që pati me Vin Velin por sigurisht që pas ndarjes jeta vazhdon dhe mesa duket një partner i ri ka trokitur në jetën e saj.

Burime nga ‘Panorama Plus’ na bënë me dije se dyshimet kanë lindur që në prapaskenat e televizionit Klan në kohën kur Donald Veshaj dhe vllai i tij binjak merrnin pjesë në ‘Dancing ëith the stars’.

Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga të dyja palët. Madje aktori i njohur për rolet e tij në ‘Al Pazar’ mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Soiree’ dhe është pyetur lidhur me dashurinë por mesa duket ka vendosur të jetë i rezervuar dhe nuk ka thënë asgjë lidhur me jetën private.

“Dua një person që të më japë atë që i dhashë! Sot ka ikur kjo pjesa që nga je, nga vjen.”-ka rrëfyer aktori, duke mos na dhënë asnjë informacion për atë çka po përflitet.

Mbetemi ende me dyshime deri sa te presim një konfirmim nga çifti në fjalë.  

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj dyshime histori dashurie lidhje bora zemani donald veshaj dyshime histori dashurie lidhje

Sondazh

Poll