Politike

Urdhëri i fundit i Ramës për kryebashkiakët: Asnjë produkt bulmeti të mos shitet pa faturë

Sipas tij, kjo është e patolerueshme nga pikëpamje të ligjit tatimor, por dhe shumë e rrezikshme. 

11 Korrik 2025, 16:55 Nga I.A
Urdhëri i fundit i Ramës për kryebashkiakët: Asnjë
Edi Rama

DURRËS - Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhërin e fundit për ditën e sotme për kryebashkiakët para përfundimit të takimit. Rama ka deklaruar se nga e hëna, asnjë bulmet apo produkt qumshti mos të shitet pa faturë. Sipas tij, kjo është e patolerueshme nga pikëpamje të ligjit tatimor, por dhe shumë e rrezikshme. 

"Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti produkt pa faturë. Është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura, që mund të shkaktojnë helmime që janë të evidentueshme. Nga e hëna, nuk ka paralajmërime, por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë, në dyqane dhe tregje," tha Rama

edi rama

Sondazh

Poll