Politike

"Filloni të punoni, ndani plehrat në burim"/ Rama-kryebashkiakëve: Nuk mund të jetë kjo histori hidh plehrat, mbulo kazanët

Sipas tij kjo është një sfidë e kalimit nga fshati në qytet, në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në sensin e përkatësisë europiane.

11 Korrik 2025, 16:28 Nga E. D
"Filloni të punoni, ndani plehrat në
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët, u shpreh se duhet të filloj puna për ndarjen në burim për riciklim e ripërdorim, pasi nuk munë të bëhet hidh plehrat dhe mbulo kazanët. Sipas tij kjo është një sfidë e kalimit nga fshati në qytet, në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në sensin e përkatësisë europiane.

“Të filloni të punoni për ndarjen në burim për riciklim e ripërdorim, se nuk mund të jetë kjo histori: hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe më pas merri e çoji në venddepozitim... Kjo është një sfidë e kalimit nga fshati në qytet, në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në sensin e përkatësisë europiane. Një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim, jo për plehrat e fshatit, por për plehrat urbane, ka Berati, që ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi, dhe ajo duhet parë se nuk është një shkencë shumë e madhe”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll