Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Pamjet nga Pallati me Shigjeta, mbyllen lokalet

Siç shihet në video, lokalet kanë mbledhur karriget dhe tavolinat që kishin jashtë.

10 Korrik 2025, 12:06 Nga I.A
Lirimi i hapësirave publike/ Pamjet nga Pallati me Shigjeta, mbyllen
Pamjet

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga zona e pallatit me Shigjeta në Tiranë, ku pas urdhërit të Ramës për të lirguar hapësirat publike, janë mbyllur dhe lokalet. Siç shihet në video, lokalet kanë mbledhur karriget dhe tavolinat që kishin jashtë.

Ndërkohë që as njerëz nuk ka më në këto lokale, për shkak të mbylljes fare të biznesit. 

Rama dhe hapësirat publike

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. 

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. 

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj./Dosja.al

hapesirat publike ne tirane

Sondazh

Poll