10 Korrik 2025, 10:49
Nga I.A
Majlinda Bregu
World Economic Forum (WEF), një nga Forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politika publike dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka botuar sot një shkrim të Majlinda Bregut, në rolin e Komisioneres për Klimën dhe Shëndetin pranë OBSH Europë, mbi pasojat që ndryshimet klimatike kanë mbi shëndetin, tregun e punës dhe strukturën sociale, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor.
Shkrimi hedh dritë mbi një të vërtetë të pakundërshtueshme: krizat klimatike nuk po djegin vetëm pyjet dhe tokën, po gërryejnë edhe sigurinë tonë ekonomike dhe shëndetësore. Dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e parë të kësaj sfide.
“I nxehti ekstrem, siguria ushqimore, ndotja e ajrit, nuk janë më një rrezik i largët, por një realitet i përditshëm që rrit sëmundjet, godet më fort shtresat e pambrojtura dhe sfidon tregun e punës veçanërisht për komunitetet që varen nga industritë ndotëse”- shkruan Bregu duke theksuar më pas se çdo ditë ka raste emergjencash shëndetësore, nga i nxehti, nga ushqimi me pesticide, nga ndotja e ajrit prej blozës së makinave apo betonit.
Por ka edhe një hall tjetër për ata që rrezikojnë të humbasin punën si rezultat i zhvillimit. Në gjithë Europën dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, kalimi i domosdoshëm drejt energjisë së rinovueshme, të gjelbër, po i bie ndesh një tregu pune të brishtë, duke vënë në rrezik edhe vendet e punës të shumë punëkërkuesve që s’kanë shumë alternative zgjedhjeje. Çdo vend është sot në presionin e ndërtimit apo fuqizimit të ekonomisë. Nuk them asgjë të re që konceptet e ekonomisë së qendrueshme, të pastër ose të gjelbër nuk duken kaq prioritare apo emergjente.
Por, nëse mendojmë së “ kjo punë pret” mund t’i hapim rrugë një burim të ri problemesh të cilat nesër do të duan më shumë energji dhe buxhete për t’i zgjidhur. Nuk është çështje klime, është çështje jete. Ndotja që rrit sëmundjet kronike, pasiguria ushqimore që kërcënon shëndetin e familjeve, stresi dhe ankthi që po godet sidomos të rinjtë kanë nevojë për politika të qarta sot.
world economic forum majlinda bregu
Politike
10 Korrik 2025, 09:38
M.B
Foto nga takimi
LETONI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zy...
Politike
10 Korrik 2025, 07:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe a...
Politike
9 Korrik 2025, 22:39
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi është shprehur mbrëmjen e sotme se Gabriel Escobar ka influencuar prokurorët q&e...
Politike
9 Korrik 2025, 22:28
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme 20 muajt që ka kaluar nën masën e sigurisë "arrest...
Politike
9 Korrik 2025, 22:13
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi tha ditën e sotme se pas rezultatit të 11 majit i kishte kërkuar kryetarit të PD...
Politike
9 Korrik 2025, 21:49
r.ll
foto e postuar nga berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me aksionin e IKMT për prishje...
Politike
9 Korrik 2025, 21:06
r.ll
rama, noizy
ZVICËR- Policia zvicerane ka arrestuar të shtunën reperin shqiptar Noizy në aeroportin e Zyrihut. Arrestimi i tij u bë...
Politike
9 Korrik 2025, 20:29
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve - një opsion i p&eum...
Politike
9 Korrik 2025, 20:01
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me aksionin për prishjen e nd...
Politike
9 Korrik 2025, 17:33
r.ll
eurodeputeti
STRASBURG- Situata që mbizotëron në Shqipëri u vu në dukje nga eurodeputeti i Demokracisë së Re dhe Partis...