Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja me litar

Ekspertiza ndaj të 23-vjeçarit raportohet se po kryhet nga 3 mjekë ligjorë.

10 Korrik 2025, 10:51 Nga I.A
Vrasja e Renis Dobrës/ Ekspertiza paraprake: 23-vjeçari ka humbur
Vendi i vrasjes

MAT- Rezultatet e ekspertizës paraprake për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë ditën e sotme. Mësohet se sipas rezultateve, Dobra ka humbur jetën nga mbytja me litar. Ndërkohë plagët në trupin e tij janë shkaktuar gjatë rënies së automjetit, ku ndodhej i riu në humnerë. Ekspertiza ndaj të 23-vjeçarit raportohet se po kryhet nga 3 mjekë ligjorë.

Në Liqenin e Shkopetit kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji, me qëllim sigurimin e provave shtesë dhe verifikimin e mundshëm të skenarit të inskenuar. Tashmë Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë. 

renis dobra

Sondazh

Poll