Aktualitet

U mbyt në liqen pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

51-vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen.

10 Korrik 2025, 08:27 Nga M.B
U mbyt në liqen pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i
Arben Anamali

SHKODRA- Trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali është gjetur pas rreth 48 orësh kërkime. Anamali u mbyt pasi arriti që të shpëntonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por për fat të keq nuk ia doli të dilte vetë nga uji.

Sipas informacioeneve, trupi i kapitenit u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes. Dy ditë më parë u raportua se Arben Anamali sakrifikoi jetën e tij në krye të detyrës, duke u shërbyer vizitorëve dhe turistëve në Shkodër.

51-vjeçari ishte kapiteni i njërës prej anijeve që Bashkia e Shkodrës u ka vënë në dispozicion turistëve për udhëtime në liqen. Ai dha jetën e tij për të shpëtuar turistët të cilët falë tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kapiteni Anamali ishte babai i dy fëmijëve vinte nga një familje shkodrane. 51-vjeçari kishte ndjekur gjurmët e të atit, i cili gjithashtu ishte mjeshtër i motorave të barkave dhe skafeve.

arben anamali

Sondazh

Poll