Aktualitet

FOTO/ Aksident në Sarandë, automjeti përfundon i përmbysur në trotuar

Bëhet me dije se drejtuesi, një 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar.

10 Korrik 2025, 07:58 Nga M.B
FOTO/ Aksident në Sarandë, automjeti përfundon i përmbysur
Foto nga vendi i ngjarjes

SARANDA- Një aksident është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar. Bëhet me dije se drejtuesi, një 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar.

Mësohet se ai ishte i vetëm në makinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën. Gjihashtu nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

saranda

Sondazh

Poll