Aktualitet

EMRI/ Shkarkimet në "kupolën" e Policisë së Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri

Paraditen e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës.

10 Korrik 2025, 10:16 Nga M.B
 
EMRI/ Shkarkimet në "kupolën" e Policisë së
Gent Berberi

SHKODRA- Gent Berberi raportohet se është zgjedhur si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Zgjedhja e tij vjen pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.

Paraditen e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

policia shkoder gent berberi

Sondazh

Poll