Aktualitet

Humbi kontrollin mbi automjetin dhe ra në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

10 Korrik 2025, 07:18 Nga M.B
Humbi kontrollin mbi automjetin dhe ra në liqen, ndërron jetë
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, nga ku mësohet se automjeti që drejtohej nga një 34-vjeçar, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Gjithashtu si rrjedhojë e kësaj raportohet se 34-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll