9 Korrik 2025, 22:13
Nga r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi tha ditën e sotme se pas rezultatit të 11 majit i kishte kërkuar kryetarit të PD-së dhe njëkohësisht vjehrrit të tij, Sali Bërisha të jepte dorëheqjen. Malltezi tha në një intervistë në Top News se edhe Berisha fillimisht kishte ndërmend të jepte dorëheqjen nga drejtimi i PD, por sipas tij, kur pa se çfarë ndodhi me zgjedhjet, nuk hoqi dorë.
Ai deklaroi se brenda PD ka zëra që kërkojnë lidership të ri, dhe sipas tij kjo është pozitive dhe tregon se kjo parti është demokratike dhe çdokush thotë atë që mendon. Sipas tij, e kundërta ndodh me Partinë Socialiste.
“Është gjë e mirë që brenda PD ka zëra për lidership të ri, tregon që PD është demokratike ku secili thotë atë që mendon, ndryshe nga partia tjetër, që i shkarkon me gisht të gjithë drejtorët e gjithë drejtorive duke i bërë atentat kushtetutës dhe konventave Europiane.
PD u gjuajt që të vritej, jo të dobësohej, i morën peng logon vulën e financat, E sulmuan dhe i burgosën liderët. Ka kaluar në procese vrastare. PD pas gjithë këtyre proceseve ka një lidership që do ketë nevojë të bëjë analizë dhe të gjitha me radhë. PD do futet në proces analize dhe rizgjedhjeje.
Fill pas zgjedhjeve i kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, ai vetë po e shihte… shqiptarët nuk e duan këtë dhe duhet të japi dorëheqjen. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e pranuan, ishte krejt normale. Berisha do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës.
Ne kemi treguar që jemi kundër partisë shtet. Në 10 vite sa ishte Basha, thjesht e kemi ndihmuar PD pa asnjë interes. Berisha e mori sepse PD ishte marrë peng dhe ishte kthyer monedhë këmbimi. Berishës ia mbushën stadiumin, na bëri të uleshim bashkë. Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë”, tha Malltezi.
jamarbër malltezi sali berisha
Politike
9 Korrik 2025, 21:49
r.ll
foto e postuar nga berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me aksionin e IKMT për prishje...
Politike
9 Korrik 2025, 21:06
r.ll
rama, noizy
ZVICËR- Policia zvicerane ka arrestuar të shtunën reperin shqiptar Noizy në aeroportin e Zyrihut. Arrestimi i tij u bë...
Politike
9 Korrik 2025, 20:29
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Situata në Kosovë mbetet e bllokuar, ndërsa heqja e mandateve të deputetëve - një opsion i p&eum...
Politike
9 Korrik 2025, 20:01
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me aksionin për prishjen e nd...
Politike
9 Korrik 2025, 17:33
r.ll
eurodeputeti
STRASBURG- Situata që mbizotëron në Shqipëri u vu në dukje nga eurodeputeti i Demokracisë së Re dhe Partis...
Politike
9 Korrik 2025, 17:00
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe avokatët ndërkombëtarë të tij kanë reaguar lidhur m...
Politike
9 Korrik 2025, 15:27
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale herë pas here postime të aksionit të lirimit të...
Politike
9 Korrik 2025, 15:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga 21 Dhjetori në kryeqytet ku shprehet se hapësira pub...
Politike
9 Korrik 2025, 14:45
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku...
Politike
9 Korrik 2025, 13:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se çështja që lidhet me dënimin ndaj ish-deputetit Erv...