9 Korrik 2025, 10:10
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
THETH- Një sipërmarrës është shprehur gjatë protestës kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po "vret" të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.
Gjithashtu ai shprehet se në fund të sezonit mundë edhe ta diskutojnë si çështje por jo sot. Ai theksoi më tej se ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë.
“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë.
Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën. Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër.
Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur. Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë, kush do të ndërtojë në këtë vend. Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë”, tha ai.
Çfarë po ndodh në Theth?
Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al
protesta ne theth
Aktualitet
9 Korrik 2025, 10:01
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikë...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 ...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:51
E. D
foto ilustruese
MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pran&e...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:40
E. D
foto ilustruese
ITALI- EUROPOL ka zbardhur operacionin me 28 të arrestuar, ku mes tyre ishin të përfshirë edhe shqiptarë dhe...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:30
E. D
foto ilustruese
THETH- Banorët e Thethit kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit mëngjesin e sotëm, duke penguar hy...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:19
E. D
foto ilustruese
MAT- Renis Dobra është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. I riu ...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:10
E. D
foto ilustruese
VLORË- Vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv prej më shumë se pes&...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 09:00
E. D
MAT- Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja në Ulëz të Matit. Bëhet e ditur se 23-vjeçari, trupi i të...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 08:53
E. D
foto ilustruese
MAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjet...
Aktualitet
9 Korrik 2025, 08:41
E. D
foto ilustruese
MAT- Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Ka qenë i ati që ka b&...