Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh/ Arrestohet 46-vjeçarit në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMËR+VIDEO)

Elis Roga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

9 Korrik 2025, 10:01 Nga E. D
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë
pamje nga arrestimi

TIRANË-  Një 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh nga Italia është vënë në pranga në Tiranë. Elis Roga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjithashtu veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Ndërkohë vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane

 

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 53”. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim. Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

elis roga

Sondazh

Poll