Politike

"Asnjë shtyrje..."/ Protesta në Theth, deputetja Bardeli: Kanë të drejtë të protestojnë, janë në truallin e tyre

Gjatë protestës ajo debatoi me policinë dhe u shpreh se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

9 Korrik 2025, 10:40 Nga E. D
"Asnjë shtyrje..."/ Protesta në Theth, deputetja Bardeli:
Gerta Bardeli

THETH- Deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli ka marrë pjesë në protestën e banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje

Gjatë protestës ajo debatoi me policinë dhe u shpreh se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre”, tha ajo.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

gerta bardeli

Sondazh

Poll