Politike

“I kishin mbetur dhe 2 muaj burg”/ Avokati i Salianjit: Ish-deputeti ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët

Sipas tij, Salianji plotësoi të gjitha kushtet, duke qenë i padënuar më parë dhe pa rrezik shoqëror.

8 Korrik 2025, 21:38 Nga I.A
“I kishin mbetur dhe 2 muaj burg”/ Avokati i Salianjit: Ish-deputeti
Redi Ramaj

TIRANË- Avokati Ervin Salianjit, Redi Ramaj ka komentuar lirimin e këtij të fundit nga burgu ditën e sotme. I ftuar në emisionin Log në News 24, Ramaj tha se lirimi u bazua në të drejtën ligjore që i takon çdo qytetari. Sipas tij, Salianji plotësoi të gjitha kushtet, duke qenë i padënuar më parë dhe pa rrezik shoqëror.

Redi Ramaj, avokat i Ervin Salianjit: Ervin Salianji ushtroi të drejtën për të kërkuar lirimin me kusht. Kishte plotësuar 2/3 e dënimit, kishte kritere e kushte për të përfituar lirimin me kusht, pasi u mor dhe vendimi i IEVP dhe Shërbimi i Provës, fakti që ka qenë i padënuar më parë, person i parrezikshëm në jetën shoqërore, prandaj dhe u lirua.

Salianji ushtroi një të drejtë ligjore si gjithë qytetarët. Vendimi u dha sot më datë 8 korrik 2025. Lirimi para kohe me kusht nuk lidhet me vendimin e themelit, presim që vendimin ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. I kishin mbetur edhe 2 muaj e pak për të vuajtur.

redi ramaj ervin salianji

Sondazh

Poll