Politike

Kapiteni i anijes në Shkodër u mbyt duke shpëtuar dy turistë, Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit, një model shoqëror dhe shpirt heroik

Ai thekson se janë pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje.

8 Korrik 2025, 22:57 Nga r.ll
Kapiteni i anijes në Shkodër u mbyt duke shpëtuar dy
bajram begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vdekjen e kapitenit në Shkodër, Arben Anamalit që u hodh sot në liqen për të shpëtuar dy turistë nga mbytja.

Begaj shkruan se akti i 51-vjeçarit dëshmon një model shoqëror dhe shpirt heroik. Ai thekson se janë pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje.

POSTIMI I PLOTË:

Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik.

Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Kapiteni i një anijeje turistike është mbytur pasi ka tentuar të shpëtojë dy turistë që kishin rënë në ujë. Viktima është identifikuar si Arben Anamali, 51-vjeç. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

bajram begaj arben anamali

Sondazh

Poll