Politike

Avokati i Salianjit: Vendimi i pafajësisë së ish-deputetit nga Strasburgu do të merret para zgjedhjeve të 2029-tës

I ftuar në “Log” në News24, Ramaj tha se lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin që mori Salianji.

8 Korrik 2025, 21:45 Nga I.A

Avokati i Salianjit: Vendimi i pafajësisë së ish-deputetit nga

TIRANË- Avokati i ish-deputetit Ervin Salianji, Redi Ramaj tha se Salianji do të marrë vendimin e pafajësisë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2029. I ftuar në “Log” në News24, Ramaj tha se lirimi para kohe nuk lidhet me dënimin që mori Salianji.

Presim zbardhjen e vendimit të Apelit për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Për çdo qytetar është një e drejtë kur merr një dënim me përfundimi e një periudhe të caktuar të dënimit, me 2/3, këtë të drejtën për të kërkuar lirimin para kohe me kusht për pjesën tjetër të dënimit.

Prej 27 majit, ishte afati që mund të kërkonte lirimin me kusht. Iu drejtua gjykatës së Fierit, në bazë të ligjit, u vendos nga gjykata, duke parë dokumentacionin përkatës fakti që nuk ka qenë dënuar më parë, njeri i parrezikshëm. Mendoj se vendimi për pafajësinë në Strasburg do të merret para 2029”, tha Ramaj.

redi ramaj ervin salianji

Sondazh

Poll