Politike

Ervin Salianji konferencë nga selia blu: Rikthehem në të njëjtën sallë ku bëra denoncimin më të bujshëm! U burgosa se preka një kartel droge të lidhur me pushtetin

Ish-deputeti shtoi se me dënimin e tij, Shqipëria nuk pati benefit por regres për demokracinë e vendit.

8 Korrik 2025, 17:45 Nga r.ll
Ervin Salianji konferencë nga selia blu: Rikthehem në të
ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas lirimit nga burgu ka mbajtur një konferencë për mediat nga selia blu.  Salianji shprehet se u rikthye pas gati 10 muajsh në sallën ku bëri një nga denoncimet më të bujshme.

Ish-deputeti shtoi se me dënimin e tij, Shqipëria nuk pati benefit por regres për demokracinë e vendit. Ai tha se burgosja e tij erdhi për shkak se preku një nga kartelet më të fuqishme, të lidhura sipas tij me qeverinë. 

"U riktheva në të njëjtën sallë ku bëra denoncimin më të bujshëm. Tani rikthehem pas 10 muajsh, sot ja ku jemi fatkeqësisht më të njëjta sëmundje që ka Shqipëria. Që edhe më dënimin tim Shqipëria nuk pati benefit por regres të demokracisë. Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve më të fuqishme të drogës dhe të lidhura më pushtetin.", u shpreh Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll