Politike

Do të zhvillojë takim me drejtuesit vendorë dhe deputetët e qarkut, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit

Vizita në bashkinë e Fierit ishte e radhës pas Vlorës dhe Tiranës, ndërsa zhvillohet në vazhdën e iniciativës për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

8 Korrik 2025, 15:55 Nga r.ll
Do të zhvillojë takim me drejtuesit vendorë dhe deputetët e
rama ne fier

FIER- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Fierit. Rama do të zhvillojë një takim më drejtuesit vendorë dhe deputetët e qarkut të Fierit. Vizita në bashkinë e Fierit ishte e radhës pas Vlorës dhe Tiranës, ndërsa zhvillohet në vazhdën e iniciativës për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Sipas raportimeve, gjatë takimit pritet të diskutohen masat konkrete për punën në qytet, ku kryeministri ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për këtë proces. 

Në një dalje në rrjetet e tij sociale rrëth dy orë më parë, ai paralajmëroi shkarkime të tjera në bashkitë e vendit, pas Vlorës. Rama ka deklaruar se duhet një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës në bashkitë e vendit. Për këtë, Rama theksoi se sot pasdite do të jenë në Fier dhe më pas në Durrës. 

edi rama ne fier

Sondazh

Poll