Politike

"Strukturat e shtetit janë lënë në baltë"/ Rama vijon sulmin ndaj prokurores së Shkodrës: Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin

Sipas Ramës strukturat e shtetit janë lënë në baltë nga një prokurore, të cilën Prokuroria e Shkodrës po e merr në mbrojtje. 

8 Korrik 2025, 14:34 Nga I.A
"Strukturat e shtetit janë lënë në baltë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme sërish sulmet ndaj prokurores së Shkodrës në lidhje me strukturat që janë vendosur në Theth. Gjatë një video-live nga makina, Rama ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin dhe do ti kërkojë KLP-së që të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës. Sipas Ramës strukturat e shtetit janë lënë në baltë nga një prokurore, të cilën Prokuroria e Shkodrës po e merr në mbrojtje. 

"Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit dhe ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin, dhe t’i kërkojë KLP që të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Strukturat e shtetit janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e Shkodrës e merr në mbrojtje," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll