Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Celibashi, sikur të kishte nanogramin minimal të ligjit dhe të detyrës, do e zhvlerësonte procesin

Ai shtoi se Celibashi do të duhej të informonte shqiptarët dhe botën se zgjedhjet ishin një farsë e turpshme elektorale.

8 Korrik 2025, 13:29 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Berisha: Celibashi, sikur të kishte nanogramin
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha vijoi me komentet për zgjedhjet parlamentare dhe me publikimin e dokumenteve denoncuese. Berisha tha se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi "sikur të kishte nanogramin minimal të ligjit dhe të detyrës, duhej ta zhvlerësonte menjëherë procesin zgjedhor". Ai shtoi se Celibashi do të duhej të informonte shqiptarët dhe botën se zgjedhjet ishin një farsë e turpshme elektorale.

"Ilirjan Celibashi, sikur të kishte nanogramin minimal të ligjit dhe të detyrës, zhvlerësonte menjëherë procesin zgjedhor.
Të informonte shqiptarët dhe botën se zgjedhjet ishin një farsë e turpshme elektorale, një krim i shëmtuar elektoral.
Kjo nuk mund të ndodhi, natyrisht", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll