Sport

GJESTI/ Ish-portieri i Romës rruan kokën për të mbështetur djalin e tij të sëmurë...

Ish-portieri brazilian Julio Sergio ka vendosur të rruajë kokën së bashku me djalin, i cili do t'i nënshtrohet një cikli kimioterapie…

8 Korrik 2025, 14:00 Nga DOSJA

GJESTI/ Ish-portieri i Romës rruan kokën për të

ITALI - Julio Sergio nuk ishte vetëm një kampion në fushë, por edhe jashtë saj.

Ish-portieri i Romës po lufton sot përkrah djalit të tij Enzo, katërmbëdhjetë vjeç, i detyruar të luftojë një tumor në tru që nga viti 2020.

Portieri brazilian ka vendosur të rruajë kokën së bashku me djalin, i cili do t'i nënshtrohet një cikli kimioterapie, provë se Julio Sergio dëshiron të qëndrojë gjithmonë pranë tij, siç është postuar në rrjetet sociale. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll