Sport

Bayern Munich njofton operacionin me sukses të Jamal Musialës…

Jamal Musiala, i cili pësoi një frakturë në fibulën e majtë, pasi u dëmtua kundër PSG-së të shtunën, pritet të mungojë për katër deri në pesë muaj. Bayern Munich njoftoi të hënën se operacioni i mesfushorit sulmues gjerman kishte shkuar mirë.

8 Korrik 2025, 08:00 Nga DOSJA

Bayern Munich njofton operacionin me sukses të Jamal Musialës…

GJERMANI - Koha dhe rehabilitimi do të bëjnë pjesën tjetër. Pasi pësoi frakturë në fibulën e majtë të shtunën kundër PSG-së në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube gjatë një përballjeje me Gianluigi Donnarumman, Jamal Musiala "i është nënshtruar me sukses një operacioni ", njoftoi Bayern Munich në një deklaratë të lëshuar të hënën. Ai pritet të mungojë për katër deri në pesë muaj.

Mesfushori sulmues gjerman "do të fillojë seancat e tij të para të rehabilitimit nesër", njoftoi gjithashtu klubi bavarez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll