Sport

Sulmuesi shokon me deklaratën: "U përpoqën të më dopingonin te Fenerbahçe!"...

Klubi turk i udhëhequr nga Jose Mourinho ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër francezit.

8 Korrik 2025, 12:30 Nga DOSJA

Sulmuesi shokon me deklaratën: "U përpoqën të më

TURQI - Allan Saint-Maximin bëri deklarata sensacionale në lidhje me përvojën e tij të huazimit te  Fenerbahçe, një klub i udhëhequr nga Josè Mourinho.

"Unë jam një person i ndershëm dhe nuk më pëlqen t'i vë njerëzit në situata delikate. Por kam arritur në një faze, ku nuk kam më frikë nga asgjë", shpjegoi sulmuesi francez në pronësi të Al-Ahli. "Ata u përpoqën të më drogonin, duke më injektuar substanca të pakuptimta." 

"Te Fenerbahçe u gjenda në situata absurde, të cilat në mënyrë të pashmangshme më prekën", shtoi ai, duke folur për komplote, kërcënime dhe mungesë totale empatie nga klubi, i akuzuar se as nuk i interesonte kur babai i tij po vdiste në spital.

"E vetmja gjë që kishte rëndësi ishte ndeshja që zhvilluam", denoncoi Saint-Maximin, duke drejtuar gishtin nga menaxhmenti i klubit. "Por ku është ana njerëzore? Kur jam në gjendjen time më të keqe, më mbroni, apo jo?"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll