Sport

Një gazetar 'ngatrërron' trajnerin Maresca…

Episodi i sikletshëm ndodhi në konferencën për shtyp. Trajneri i Chelseat tha se blutë deri tani kishin luajtur 63 ndeshje... ndërkohë që një gazetar i tha që Fluminense ka luajtur 70 ndeshje…

8 Korrik 2025, 09:00 Nga DOSJA

Një gazetar 'ngatrërron' trajnerin Maresca…

SHBA - Konferenca për shtyp e Enzo Maresca u shënua nga një moment disi i sikletshëm, kur një gazetar tha diçka, që binte ndesh me fjalët e teknikut italian. 

Trajneri i Chelseat theksoi se skuadra angleze po hynte në këtë turne me shumë ndeshje të luajtura dhe se, në këtë drejtim, të dy skuadrat po hynin në këtë turne në një formë sportive të ndryshme. 

Maresca tha se ata kishin luajtur 63 ndeshje deri tani, me idenë që blutë janë disi të lodhur... Sakaq, një gazetari nga vendi tha se Fluminense kishte luajtur tashmë 70 ndeshje.

"Të dy ekipet vijnë në këtë turne në dy situata të ndryshme. Sa ndeshje zyrtare kanë luajtur ekipet braziliane këtë sezon? Ne kemi luajtur 63 ndeshje. Ekipet evropiane vijnë në këtë garë ndryshe nga ekipet braziliane, ose të Amerikës së Jugut për shkak të numrit të ndeshjeve që kemi luajtur, por ne kemi të njëjtën dëshirë për të fituar si ju", filloi Maresca.

Sakaq, fjalëve të trajnerit të Chelseat, një gazetar shpejt nga vendi iu përgjigj: "Fluminense ka luajtur 70 ndeshje në të njëjtën periudhë. Pra janë më shumë ndeshje."

Maresca pa fjalë, ai pohoi me kokë, ndërkohë që zëdhënësi i shtypit i Chelseat vendosi shpejt t’ia jepte fjalën një gazetari tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll