Politike

"Bashkia do të hapi garën"/ Rama nga Vlora: Të gjithë të rinjtë që kanë studiuar, janë të pritur të na bashkohen në administratë

Rama gjithashtu u bëri thirrje të rinjtë që janë të arsimuar brenda dhe jashtë vendit të aplikojnë për postet e lira. Rama theksoi se Partia Socialiste në Vlorë do të hapet për grupime të reja dhe do të mbështesë ata që duan t’i shërbejnë qytetit, pavarësisht bindjeve politike.

7 Korrik 2025, 11:48 Nga I.A
"Bashkia do të hapi garën"/ Rama nga Vlora: Të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se të gjithë drejtuesit aktualë të institucioneve qendrore në Vlorë që kanë dhënë dorëheqjen dhe do të zëvendësohen me të rinj. Rama u bëri thirrje të rinjtë që janë të arsimuar brenda dhe jashtë vendit të aplikojnë për postet e lira. Rama theksoi se Partia Socialiste në Vlorë do të hapet për grupime të reja dhe do të mbështesë ata që duan t’i shërbejnë qytetit, pavarësisht bindjeve politike.

"E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr. Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të merren të rinjtë. Të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin. Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tirane apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamerier apo punë të tjera anë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse. Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqjet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinjtë.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijimësi që do të ofrohen. Një kapitull i ri dot e fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkryetar të rinj Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e Partisë Socialiste.

Të gjithë kryetarë e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinjë të jenë kontribuues. Do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale. Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë Këtu tek ne ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për ti shërbyer Vlorës Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë Ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë Ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjell vetëm gjëra të mira të Vlorës”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll