Politike

"Uji i pijshëm është problem"/ Rama nga Vlora: Kemi konstatuar keq menaxhim nga ujësjellësi i Vlorës

Rama ka deklaruar se ka një abuzim madhor me ujin e pijshëm për shkak se po përdoret de për të bahçet dhe tokat bujqësore.

7 Korrik 2025, 11:41 Nga I.A
"Uji i pijshëm është problem"/ Rama nga Vlora: Kemi
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga problematikat në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kanë konstatuar një keqmenaxhim nga nga ujësjellësi i Vlorës. Rama ka deklaruar se ka një abuzim madhor me ujin e pijshëm për shkak se po përdoret de për të bahçet dhe tokat bujqësore. Ndërkohë që në fund, theksoi se ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor. 

"Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe  për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keq menaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor.

Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm kryesisht në zonat turistike. Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë. Ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen, por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë Të gjithë drejtuesit do të merre të rinjtë Të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll