"Bashkia do të hapi garën"/ Rama nga Vlora: Të gjithë të rinjtë që kanë studiuar, janë të pritur të na bashkohen në administratë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se të gjithë drejtuesit aktualë të institucioneve qendrore në Vlorë q&e...
Beleri po ashtu ka komentuar edhe zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe të vjedhura. Sipas tij, kishte trysni ndaj votuesve, teksa ky thotë se ishte dhe qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri.
KORÇA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka marrë pjesë sot në inaugurimin e konsullatës greke në Korçë teksa ka shprehur para mediave gëzimin e tij për këtë rast. Beleri po ashtu ka komentuar edhe zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe të vjedhura. Ai u pyet se cili do të jetë qëndrimi tij në Parlamentin Europian për kontestimin e zgjedhjeve që ka bërë opozita. Për këtë Beleri tha se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi.
"Sot nuk kemi zgjedhje, është një ditë feste, inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës. Është një godinë që nga sot do ta ketë Konsullata Greke, e cila do të jetë një institucion që do të përparojë marrëdhënien e dy shteteve. Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë. Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian", tha ai.
Gjithashtu Beleri u pyet nëse ky është edhe qëndrimi i BE-së ndërsa shtoi se ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri.
"Ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri. Është pikërisht ky kishte ndikime të qeverisë, të administratës dhe kishte trysni ndaj votuesve", tha Beleri.
Atij iu kërkua dhe një koment për marrëveshjen Shqipëri-Greqi për detin. Beleri tha se çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje.
"Është një çështje që dy ministrat dhe qeveritë ta zgjidhin me mirëkuptim. Çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje", theksoi Beleri.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se të gjithë drejtuesit aktualë të institucioneve qendrore në Vlorë q&e...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar disa nga problematikat në qytetin e Vlorës. Gjatë fjalës së tij, Rama...
Edi Rama VLORË- Kreyministri Edi Rama, pas vizitës në Vlorë u shpreh se problemi i hapësirave publike është një pro...
foto ilustruese KOSOVË- Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, për të 43-tën her&e...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zbatimin e urdhërit të dhënë nga vetë ai, për dorëheqjen e ...
Rama dhe e moshuara VLORA- Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektime në terren teksa shihej s...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para Prokurorisë së Posaçme se kryebashkiaku i arrestuar i ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar skandalin me 'Bankers Petroleum', të publikuar ditëve t...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, ka komentuar procesin për dosjen 'Partizani'. Në një deklaratë për mediat, ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi drejtësinë dhe pushtetin, duke iu referuar gjyqtares Irena G...