Aktualitet

“E rrisin me hormone. Është rritur me 1200%”, TG3 kronikë për kanabisin në Shqipëri, Opozita: Rama dhe Lleshaj mashtru

27 Janar 2020, 21:02 Nga DOSJA
“E rrisin me hormone. Është rritur me 1200%”, TG3

ITALI– Shqipëria vazhdon të jetë epiqendra e kronikave në mediat ndërkombëtare për prodhimin e kanabisit. Së fundmi në TG3, është transmetuar një kronikë ku vihet në dukje rritja e prodhimit të kanabisit me 1200%. Gazetari italian shprehet se janë gjetur më shumë se 100 mijë bimë në male, porgjithsesi shifrat mbeten të rezervuara. Teksa në video shfaqen malet e Shqipërisë dhe bimët e kanabisit në to, gazëtari vë në dukje edhe faktin që drejtori i polciisë kriminale është shprehur se Policia Shqiptare kishte premtuar që do të niste një aksion në vitin 2014, për zhdukjen e kanabisit, por shifrat flasin tjetër gjuhë.

Nis sot udhëtimi ynë në Shqipëri, që është duke u shtytur sa më thellë në vesin e narkotrafikantëëve. Vendi ngjitur me Italinë është gjithashtu në përpjekje për t’u future në BE, gjë që do t’u jepte një shpresë shqiptarëve për t’u larguar nga krimi. Prodhimi i kanabisit në Shqipëri është sërish në majë të trendit. Nga viti i kaluar është rritur prodhimi i tij me 1200%. Këtë gje e vërtetojnë edhe pamjet që shikoni, të cilat janë siguruar nga raport i Policisë Shqiptare. Janë mbjellë më shumë se 100 mijë bimë të cilat janë fshehur nëpër male. Kjo është një cilësi e importuar nga Vietnami, e modifikuar gjenetikisht për të pasur sa më shumë prurje. Drejtori i policisë kriminale në Shqipëri shprehej vetëm pak muaj më parë se operacioni i policisë në vitin 2014 kishte nisur në mënyrë që të zhdukte përgjithmonë kanabisin në Shqipëri. Në fakt një vit më parë pati një ulje të konsiderueshme por shifrat e këtij tregojnë tjetër gjë,”- thotë ai ndërkohë që më pas vjen edhe fjala e prokurorit Giacomo Cataldi.

“Pas trafikimit të kësaj sasie të madhe të kanabisit nag Shqipëria, që është një nga prodhuesit më të mëdhenj, tregon që mafia luan një rol të jashtëzakonshëm dhe gjen hapësirë.gjithsesi nuk përjashtohet edhe trafikimi i kokainës, ku kriminaliteti gjen më shumë rritje,”- dëgjohet të thotë Cataldo.

Pas kësaj kronike kanë ardhur edhe reagimet e opozitës në Shqipëri. Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kronika e TG3 tregon se kryeministri Edi Rama dhe Sandër Leshaj kanë mashtruar. Ndërsa PD-ja shton se rritja e shifrave tregon se po afrohen zgjedhjet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet partia demokratike petrit vasili tg3 krionike per kanabisin partia demokratike petrit vasili tg3 krionike per kanabisin

Sondazh

Poll