Aktualitet

Gjashtë ditë flakë masive dhe shtëllunga tymi toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit! 35 mijë metër kub dhera mbulojnë sipërfaqen e vendgrumbullimit të mbetjeve

Në operacionin për fikjen e zjarrit të dyshuar të qëllimishëm u angazhuan forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, ushtrinë dhe institucionet qendrore.

6 Korrik 2025, 16:57 Nga r.ll
Gjashtë ditë flakë masive dhe shtëllunga tymi toksik, shuhet
pamje nga landfilli

ELBASAN- Pas gjashtë ditësh zjarri masiv dhe shtëllungash tymi toksik të dëndura, flakët në landfillin e Elbasanit janë vënë në kontroll. Raportohet se ditën e sotme në zonën e vendngrumbullimit të mbetjeve nuk ka pasur më flakë. Në operacionin për fikjen e zjarrit të dyshuar të qëllimishëm u angazhuan forcat zjarrfikëse, strukturat vendore, ushtrinë dhe institucionet qendrore.

Ndërkohë bëhet me dije se e gjithë sipërfaqja e landfillit, është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera. Trashësia e shtresës së dheut shkon deri në 2 metra në pjesën e sipërme dhe nga 30 deri në 50 cm në skajet anësore. Përmes kësaj synohet ndërprerja e furnizimit me oksigjen dhe ndalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit në thellësi.

Qytetarët që jetojnë afër vatrës së zjarrit ishin shprehur se për shkak të tymit po përballen me probleme si frymëmarrjen dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Dy ditë më parë qytetarët protestuan për katastrofën mjedisore që po ndodh në qytetin e tyre. Banorët fillimisht u mblodhën pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së qytetit. Ata kërkuan përgjegjësi nga institucionet për menaxhimin e kësaj krize dhe për masat që duhen marrë për të parandaluar rrezikun që zjarri i mbetjeve po u sjell.

zjarri ne landfillin e eelbasanit

Sondazh

Poll