Politike

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”/ Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend: Mund të hyjë dhe të dalë kush të dojë!

Sipas saj gjendja e sigurisë në kuvend prej pesë vitesh është e papranueshme dhe theksoi se në Kuvend mund të hyjë dhe të dalë kush të dojë.

5 Korrik 2025, 11:57 Nga E. D

 

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”/ Ganimete Musliu
Ganimete Musliu

 

KOSOVË- Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke folur para mediave pas alarmit për bombë tha se nuk e dinë arsyen, por autoritetet u kërkuan që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive. Sipas saj gjendja e sigurisë në kuvend prej pesë vitesh është e papranueshme dhe theksoi se në Kuvend mund të hyjë dhe të dalë kush të dojë.

“Gjendja e sigurisë në kuvend qe pesë vjet e këndej është e papranueshme. Mund të hyjë kush të dojë, mund të del kush të dojë. Mund të futet çdo gjë që është e mundur. Prandaj, duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe të kontrolleve në Kuvend, që hyn e del kush të dojë, unë mund të besoj se mund të ketë diçka. Nuk e di pse dikush duhet të ketë arsyeje për të bërë filma të tillë”, tha ajo. 

ganimete musliu

Sondazh

Poll