Politike

Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia: Kërcënimi me bombë erdhi nëpërmjet sms-ve

Sipas njoftimit të policisë kërcënimin me bombë në Kuvend u dërgua me mesazh. Policia e Kosovës deklaroi gjithashtu se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar gjithë të pranishmit nga godina. 

5 Korrik 2025, 12:23 Nga E. D
Alarmi në Kuvendin e Kosovës/ Policia: Kërcënimi me
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në Parlamentin e Kosovës.  Sipas njoftimit të policisë kërcënimin me bombë në Kuvend u dërgua me mesazh.

Policia e Kosovës deklaroi gjithashtu se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar gjithë të pranishmit nga godina. 

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, thuhet në njoftim.

policia e kosoves

Sondazh

Poll