Sport

FOTO/ Shokët e Liverpoolit dhe miq, përcjellin Diogo Jotën për në banesën e fundit…

Shokët e tij të ekipit të Liverpoolit, të udhëhequr nga kapiteni Van Dijk, hynë duke mbajtur një kurorë me lule, që përfaqësonte fanelën me numër 20 të Diogo Jota-s te Reds.

5 Korrik 2025, 13:47 Nga DOSJA

FOTO/ Shokët e Liverpoolit dhe miq, përcjellin Diogo Jotën

PORTUGALI - Funerali i Diogo Jota-s, i cili ndërroi jetë tragjikisht të enjten në një aksident me makinë së bashku me vëllanë e tij Andrè Silva, po mbahet këtë mëngjes në Gondomar, një periferi të Portos ku dy vëllezërit u rritën dhe filluan të luanin futboll. 

Përveç gruas së tij, me të cilën u martua disa ditë më parë, më 22 qershor, shumë ish-shokë skuadre dhe ish-futbollistë ishin të pranishëm për t'i bërë nderimet e fundit yllit të Liverpoolit dhe ekipit kombëtar portugez.

Shokët e tij të ekipit të Liverpoolit, të udhëhequr nga kapiteni Van Dijk, hynë duke mbajtur një kurorë me lule, që përfaqësonte fanelën me numër 20 të Diogo Jota-s te Reds.

Ndër të pranishmit ishin trajneri i Portugalisë, Martinez, trajneri i Liverpoolit Arne Slot, Federico Chiesa, lojtarët portugezë të City-t, Bernando Silva dhe Ruben Neves, si dhe Robertson, Fabinho, Cancelo  dhe shumë të tjerë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll