Aktualitet

Laboratori i kokainës në Greqi/ Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve të arrestuar, “Koka” e grupit në arrati në Spanjë, ja si vepronte organizata kriminale

Gjithashtu bëhet e ditur se “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luis Murataj (Karteri) i cili nuk u arrestua, por mësohet se jeton në Spanjë. Konkretish nga 14 anëtarët e grupit vetëm 11 persona janë arrestuar, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian.

5 Korrik 2025, 12:09 Nga E. D
Laboratori i kokainës në Greqi/ Zbardhen EMRAT e tre shqiptarëve
foto ilustruese

GREQI- Robert Muci, Skender Kallashi dhe Ledvis Hoxha janë tre shqiptarët e arrestuar në Greqi nga grupi i trafikut të kokainës. Gjithsej në grupin kriminal janë 14 pjesëtareve, mes tyre edhe Robert Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, Skender Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe Ledvis Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luis Murataj (Karteri) i cili nuk u arrestua, por mësohet se jeton në Spanjë. Konkretish nga 14 anëtarët e grupit vetëm 11 persona janë arrestuar, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian.

Laboratori i kokainës ishte në një depo dhe brenda një banesë. Në laborator kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate, ku disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur. Laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.

Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.

“Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik”, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Constantia Dimoglidou.

Kokaina u importua nga Amerika Latine në Shqipëri nëntorin e kaluar duke përdorur të njëjtën metodë.

policia greke

Sondazh

Poll