Aktualitet

Aksident në Vlorë / Makina përplas këmbësorin në vijat e bardha në Lungomaro, 60-vjeçari dërgohet në spital (FOTO)

Siç raportohet një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një burrë rreth 60 vjeç, i cili po kalonte rrugën në vijat e bardha.

5 Korrik 2025, 10:21 Nga E. D
Aksident në Vlorë / Makina përplas këmbësorin në
pamje nga aksidenti

VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur pranë një kalimi për këmbësorë. Siç raportohet një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një burrë rreth 60 vjeç, i cili po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Menjëherë pas aksidentit i moshuari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprimet procedurale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll