5 Korrik 2025, 10:34
Nga DOSJA
foto ilustruese
KOSOVË- Komuna e Drenasit ka njoftuar se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në malin e Goleshit, dhe se janë duke e mbajtur nën kontroll në një zjarr tjetër në një fshat të komunës.
Në një shkrim pak para mesnatës të premten, komuna shkroi se “zjarrfikësit janë në vijën e parë të përballjes me flakët që kanë përfshirë disa zona të komunës sonë”.
Goleshi një mal në Kosovën qendrore me një lartësi mbidetare prej 1.019 metrash – u përfshi nga zjarri të premten gjatë ditës.
Nuk është e qartë çfarë e ka shkaktuar zjarrin në Golesh, por këtë javë Kosova është përballur me temperatura të larta, që kanë arritur deri në 37 gradë celsius.
Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa shkalla e dëme nga zjarri nuk dihet ende.
Komuna e Drenasit tha se zjarrfikësit e saj u ndihmuan nga zjarrfikës nga kryeqyteti Prishtinë për ta lokalizuar zjarrin në malin që ndodhet gjithashtu afër qytetit të Fushë Kosovës dhe Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari.
“Në ndihmë të zjarrfikësve tanë në Golesh, kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Prishtina, duke forcuar përpjekjet për të përballuar situatën dhe shmangur përhapjen e mëtejme të zjarrit”, tha komuna.
Ndërkohë, komuna njoftoi se zjarrfikësit, në bashkëpunim me qytetarët e mobilizuar, e kanë vënë nën kontroll zjarrin në fshatin Gjurgjicë.
“Angazhimi, guximi dhe përkushtimi i tyre janë shembull frymëzimi. Në temperatura të larta dhe kushte të vështira, ata po mbrojnë jetën dhe pronën me vendosmëri të jashtëzakonshme”, shkroi komuna.
Në mars, Kosova u përball me 294 zjarre brenda tri ditëve, sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Asokohe, drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Genc Metaj, kishte thënë se gjendja e zjarreve në Kosovë ishte jashtë “normales”, me shumicën prej atyre zjarreve dyshohej se ishin shkaktuar “nga dora e njeriut”.
Gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.
Një zjarr i madh që u dogj për afro 10 ditë në Prevallë në jug të Kosovës - vendpushimin për skijim dhe fshat turistik - dëmtoi sipërfaqe të mëdha të malit.
Shuarja e zjarrit në këtë fshat turistik të Kosovës u më e mundur vetëm me ndërhyrjen nga ajri. Helikopterët e KFOR-it ndihmuan në shuarjen e zjarrit në pjesën më të madhe të zjarreve./REL
komuna e drenasit
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:33
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ylli Brahimaj, 65-vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dh&eum...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:23
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të r...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 10:21
E. D
pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Konkretisht ...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:56
E. D
Ilir Proda
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka deklaruar se operacioni i fundit i finalizuar nga...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Bëhet me dije...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:40
M.B
Radha
QAFË BOTË- Vijojnë edhe sot radhët kilometrike në pikën doganore të Qafë Botës pas arrestimit të 1...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:20
E. D
pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon për të pestën ditë rres...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 09:05
M.B
Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao
FIER- Mbahet sot në Gjykatën e Fierit seanca për të arrestuarit në kuadër të...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 08:32
M.B
Armand Shkëmbi
TIRANA- Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi thotë se tregu i ndërtimeve dhe shit-blerjes së apartamenteve në Shqi...
Aktualitet
5 Korrik 2025, 07:25
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Një incident është shmangur mbrëmjen e kaluar në shetitoren e Sarandës. Një sh...