Aktualitet

U emërua si Komandant i USS Pearl Harbor, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë uron shqiptarin Alban Dervishin: Moment historik në karrierën e tij

Mësohet se ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua javën e kaluar në San Diego, ku Dervishi mori drejtimin e njërës prej anijeve më të rëndësishme amfibike të Marinës Amerikane.

5 Korrik 2025, 11:07 Nga M.B
U emërua si Komandant i USS Pearl Harbor, Ambasada e SHBA-ve në
Alban Dervishi

SHBA- Ambasada e Amerikane në Tiranë ka përgëzuar shqiptarin Alban Dervishi për marrjen e komandës së anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor (LSD 52). Mësohet se ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua javën e kaluar në San Diego, ku Dervishi mori drejtimin e njërës prej anijeve më të rëndësishme amfibike të Marinës Amerikane. Rasti i Alban Dervishit përfaqëson një histori suksesi dhe integrimi në strukturat elitare të sigurisë globale.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar", shkruan Ambasada.

USS Pearl Harbor, një anije me kapacitete të avancuara luftarake dhe logjistike, luan një rol të rëndësishëm në operacionet detare të SHBA-së në rajonin e Paqësorit dhe përtej.

alban dervishi

Sondazh

Poll