Politike

Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës

Sipas deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dyshime për një kërcënim dhe vendosjen e një bombe. Tahiri deklaroi se u është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti. 

5 Korrik 2025, 11:27 Nga E. D
Alarm për bombë në Parlamentin e Kosovës
parlamenti i kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka kërkuar që deputetët të dalin nga Kuvendi, para seancës konstitutive të kësaj të shtune. Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së, Abelard Tahiri, ka dyshime për një kërcënim dhe vendosjen e një bombe. Tahiri deklaroi se u është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti. 

“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

parlamenti i kosoves alarm per bombe

Sondazh

Poll